Gjermania do të fillojë dërgimin e ndihmave në Gaza

schedule15:58 - 13 Mars, 2024

schedule 15:58 - 13 Mars, 2024

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius ka miratuar që forcat ajrore të vendit të kryejnë fluturime humanitare mbi Rripin e Gazës.

“Njerëzve në Gaza u mungojnë nevojat më elementare. Ne duam të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ata të kenë akses në ushqim dhe ilaçe. Forcat e Armatosura Gjermane po ofrojnë dy avionë transporti Hercules, secili prej të cilëve mund të transportojë deri në 18 ton ngarkesë”, tha Pistorius në një deklaratë këtë të mërkurë.

Një deklaratë e publikuar nga ministria gjermane e mbrojtjes thuhet se Pistorius kishte nënshkruar një urdhër përkatës për të autorizuar misionin. Ai tha se uljet e ndihmave mund të fillojnë që në fund të javës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!