Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania do kthejë sirianët, Merz dhe al-Sharaa bien dakord për refugjatët, plan për rikthimin e 80% në Siri

schedule19:43 - 31 Mars, 2026

schedule 19:43 - 31 Mars, 2026

Takimi mes kancelarit Friedrich Merz dhe presidentit të përkohshëm Ahmed al-Sharaa shënoi një hap konkret në këtë drejtim. Dy palët synojnë përshpejtimin e procesit përmes një task-force të përbashkët. Por plani ngre pikëpyetje për shkak të situatës ende të brishtë në Siri.

Gjermania dhe Siria kanë rënë dakord të përshpejtojnë kthimin e refugjatëve sirianë, në një moment kur mbi 900 mijë sirianë jetojnë aktualisht në territorin gjerman. Gjatë takimit në Berlin, kancelari Friedrich Merz dhe presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa shprehën synimin që deri në 80 për qind e tyre të rikthehen në atdhe në vitet në vijim. Për këtë qëllim, do të krijohet një task-force e përbashkët që do të koordinojë procesin, ndërsa një delegacion gjerman pritet të vizitojë Sirinë në ditët në vijim për të konkretizuar planin.

Merz theksoi se kushtet në Siri janë përmirësuar ndjeshëm pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad dhe përfundimit të luftës civile, duke shtuar se kërkesat për azil duhet të rivlerësohen. Sipas tij, ata që nuk kanë më të drejtë qëndrimi në Gjermani duhet të largohen, veçanërisht personat që shkelin ligjet. Nga ana tjetër, Gjermania ka premtuar edhe mbështetje financiare për Sirinë, me rreth 200 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimit me ujë dhe zhvillimin ekonomik.



Megjithatë, kthimi i refugjatëve mbetet një çështje e debatueshme. Kritikat lidhen me faktin se Siria vijon të përballet me pasiguri, infrastrukturë të dëmtuar dhe mungesë të furnizimeve bazë, duke ngritur dyshime mbi kushtet reale për rikthimin e sigurt të refugjatëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!