Gjermania dërgon 4000 drone në Ukrainë/ Koloneli: Është vënë në presion, Deklarata e Trump mbi zgjidhjen e luftës është pozitive

schedule22:45 - 21 Nëntor, 2024

schedule 22:45 - 21 Nëntor, 2024

Gjermania vendosi të dërgojë rreth 4000 dronë në Ukrainë, një vendim i prapritur i cili tërhoqi vëmendjen e vendeve europiane dhe jo vetëm.

Kolonel Clirim Toci, në lidhje “Skype” për studion e “360 gradë”, u shpreh se deklarata e Trump për zgjidhjen e luftës duket pozitive dhe se Gjermania mund të ketë qenë në presion, shkak I cili e bëri të dërgoj në Ukrainë rreth 4000 dronë.

“Situata ka marrë një drejtim ndryshe dhe dinamika është e shpejtë. Trump ka përmendur që mund ta zgjidh cështjen e luftës brenda 24-48 orësh duke përdorur aftësitë negociuese me Putin. Kjo është një deklaratë shumë e mirë. Do të sjell në vëmendje sekretarin e ri të Natos I cili bëri disa vizita, ku do të ndalesha në Poloni dhe kryeministri polak tha: “Nuk do pranojë asnjë diskutim për Ukrainën pa Ukrainën.” Nëse Trump do negociojë direkt me Putin, kam frikë se nuk do të pranohet nga disa vende.

Ka disa deklarata që pohojnë që kancelari I Gjermanisë ka qenë në presion nga deklarata e Biden për Atacams, pasi Gjermania nuk e ka lejuar Ukrainën të përdori raketa e saja. Është vënë në presion. Cdo gjë që thuhet është hamendësim. Këta drone quhen minitower, janë drone kamikaze me rreze 30-40 km që do përdoren nga Ukraina si formë presioni dhe për goditje të depove, vendkomandave për të mbajtur rajonin e Kurskut.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!