Gjermania: Brenda dy muajsh do të dërgojmë tanket “Leopard” në Ukrainë

schedule11:53 - 26 Janar, 2023

schedule 11:53 - 26 Janar, 2023

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha të enjten se bisedimet me industrinë e mbrojtjes së vendit të tij po fillojnë menjëherë për prodhimin e shpejtë të tankeve Leopard 2, të cilat do t’i dorëzohen Ukrainës para fundit të marsit.

Pistorius premtoi se Kievi do të merrte tanket deri në “fundin e tremujorit të parë”, gjatë një vizite në një kamp gjerman të enjten.

I pyetur nëse po nxitonin për të forcuar Ukrainën përpara një ofensive të pritshme pranverore ruse, Pistorius tha se dorëzimi i tankeve do të ndodhte në kohën e duhur.

Së shpejti në Gjermani pritet të nisë trajnimi i ushtarëve ukrainas për përdorimin e tankeve Leopard. Trajnimi i ukrainasve në përdorimin e mjeteve të blinduara luftarake Marder pritet gjithashtu të fillojë së shpejti.

/abcnews.al