Gjermania arrin një marrëveshje për buxhetin e vitit 2025

schedule10:31 - 5 Korrik, 2024

schedule 10:31 - 5 Korrik, 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe partnerët e tij të qeverisë arritën një marrëveshje në parim për buxhetin e vitit 2025 pas javësh negociatash. Kjo i dha fund një mosmarrëveshjeje të gjatë që kërcënonte unitetin e qeverisë gjermane.

“U arrit një marrëveshje brenda natës midis Scholz, Zëvendës-Kancelarit dhe Ministrit të Ekonomisë Robert Habeck (Të Gjelbërit) dhe Ministrit të Financave Christian Lindner (Demokratët e Lirë, FDP), të cilët u takuan sërish që nga e enjtja”, tha një prej burimeve.

Shkaku i krizës: kërkesa e ministrisë së financave për të kursyer rreth 30 miliardë dollarë deri në vitin 2025.

Të Gjelbrit dhe shumë figura socialdemokrate kanë kërkuar që të lejohet rritja e deficitit buxhetor në mënyrë që të lulëzojë ekonomia dhe të financohet riarmatimi i Gjermanisë përballë kërcënimin rus.

Kjo masë i lejon Gjermanisë të ketë një deficit buxhetor federal prej 24 miliardë eurosh në vitin 2025.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!