Gjermania ‘akuzon’ Elon Musk: Po mbështet me artikuj në gazetë partinë e ekstremit të djathtë

schedule17:34 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 17:34 - 30 Dhjetor, 2024

Qeveria gjermane ka akuzuar njeriun më të pasur të botës se po përpiqet të influencojë në zgjedhjet e ardhshme. Gjermania pritet të mbajë zgjedhjet në muaj shkurt dhe akuzon Elon Musk se është përpjekur të mbështes me artikuj partinë e ekstremit të djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD).

Këto akuza janë mohuar nga partia në fjalë, ndërkohë që redaktori i gazetës Welt am Sonntag dha dorëheqjen në shenjë proteste.

Musk, i cili pritet të shërbejë si këshilltar i jashtëm i administratës së re të Donald Trump, mbështeti AfD-në si shpresën e fundit të Gjermanisë në një shkrim opinion për këtë gazetë.

“Është vërtet e vërtetë që Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale me postimet në X dhe shkrimin e tij në gazetë” – tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Musk, personi më i pasur në botë, ka mbrojtur të drejtën e tij për të ndërhyrë në politikën gjermane për shkak të “investimeve të tij të mëdha” dhe ka lavdëruar qasjen e AfD-së për taksat dhe liberalizimin e tregut.

AfD-ja aktualisht është në vendin e dytë në sondazhet e opinionit, pas konservatorëve të opozitës kryesore dhe mund të jetë në gjendje të pengojë një shumicë të qendrës së djathtë ose të qendrës së majtë në zgjedhje. Partitë kryesore të Gjermanisë kanë premtuar se nuk do të bashkëpunojnë me AfD-në në nivelin kombëtar. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!