Chrupalla gjithashtu deklaroi se partia e tij është e gatshme të bisedojë me të gjitha partitë e tjera. “Për ata që duan të jenë të besueshëm në politikë… dhe duan të marrin parasysh zgjedhjet e votuesve, nuk do të ketë më politikë pa AfD-në,” tha ai.
Sipas parashikimeve të para, AfD-ja pritet të fitojë në Tyringi rreth 31% të votave, duke dalë kështu përpara CDU-së me 24%. Të gjitha partitë e tjera e kanë përjashtuar mundësinë e hyrjes në një koalicion qeverisës me AfD-në.
Në zgjedhjet parlamentare të landeve gjermanolindore, Tyringi dhe Saksoni, vihet re një forcim i partive të djathta dhe opozitare dhe dobësim i partive të koalicioni të qendrës së majtë të socialdemokratit Olaf Scholz.
Në Tyringi, partia e kancelarit federal Olaf Scholz parashikohet të fitojë 7% të votave, ose 1,2% më pak se në zgjedhjet e mëparshme të landit.
Në Saksoni, arriti të rrisë rezultatin e saj të mëparshëm, por vetëm me 0.8% të votave, duke arritur në 8.5%.
Kancelari dhe partia e tij kanë pasur vështirësi për të projektuar stabilitet me qeverinë e koalicionit, ku përfshihen edhe Partia e Gjelbër ekologjiste dhe Demokratët e Lirë, që mbrojne kryesisht interesat e bizneseve.
Sipas sondazheve të daljes nga votimet, të Gjelbrit dhe FDP janë pas SPD-së në të dyja zgjedhjet.
Sipas sondazheve të para, menjëherë pas mbylljes së lokaleve, të bëra me porosi të programit të parë gjerman ARD (18:00), rezultatet priten të jenë si më poshtë
Në Saksoni:
CDU: 31,5 %
AfD: 30 %
BSW: 12 %
SPD: 8,5 %
Të Gjelbrit: 5,5 %
Die Linke: 4 %
Të tjera: 8,5 %
Në Tyrngi
– AfD: 30,5 %
– CDU: 24,5 %
– BSW: 16 %
– Die Linke: 12,5 %
– SPD: 7 %
– Të Gjelbrit: 4 %
– FDP: 1,3 %
– Të tjera: 4,2 %
Test për zgjedhjet federale në vitin 2025
“Alternativa për Gjermaninë” (AfD), është klasifikuar nga Zyra Federale për mbrojtjen e rendit Kushtetues si “ekstremiste e djathtë” dhe është nën vëzhgim. Kjo është arsyeja se, megjithëse ka dalë fituese, AfD-ja nuk do të mund të qeverisë për shkak të mungesës së partnerëve, pasi të gjitha partitë e tjera e kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni qeveritar me të.
Edhe nëse partitë e tjera arrijnë të formojnë koalicione të gjera për ta mbajtur AfD-në jashtë pushtetit, rezultatet e votimit sigurisht që do të lënë gjurmë të thella dhe do të ngrenë pikëpyetje për zgjedhjet federale në shtatorin e ardhshëm. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte shumë e lartë në të dy landet, me mbi 74 përqind./DW