Gjermani/ Sulmohet kandidati i SPD, u dhunua nga disa persona teksa po vendoste postera për fushatën

schedule21:21 - 4 Maj, 2024

schedule 21:21 - 4 Maj, 2024

Kandidati për eurodeputët nga radhët e socialdemokratëve, Matthias Ecke është sulmuar nga persona të panjohur.

Si pasojë e dhunës, Ecke ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një fushate zgjedhore.

Sipas mediave të huaja, 41-vjeçari u godit me grushte dhe shkelma nga katër burra. Kandidati i SPD u sulmua gjatë një ekspozimi posteri në Dresden. Ai u dërgua në spital.

Qeveria dhe partitë opozitare thonë se anëtarët dhe mbështetësit e tyre janë përballur me një valë sulmesh fizike dhe verbale muajt e fundit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!