Koronavirusi ka detyruar miliona njerëz në të gjithë botën të punojnë në distancë. Ministri i Punës në Gjermani, Hubertus Heil, dëshiron që kjo të vazhdojë, edhe pasi të ketë kaluar kërcënimi nga virusi.
“Punëtorët duhet të kenë të drejtën të punojnë nga shtëpia”, tha Ministri gjerman i Punës dhe Çështjeve Sociale, Hubertus Heil, për tabloidin ‘Bild am Sonntag’. Gazeta tha se ai planifikon të paraqesë një projekt-ligj këtë vjeshtë, në mënyrë që këtë ta përfshijë edhe ligji.
“Kushdo që dëshiron, dhe vendi i të cilit e lejon punën, duhet të jetë në gjendje të punojë në shtëpi – edhe kur pandemia e koronavirusit ka mbaruar,” i tha Heil, Bild.
Njerëzit në Gjermani dhe në mbarë botën janë urdhëruar të punojnë nga shtëpia, nga qeveritë në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Miliona njerëz punojnë nga shtëpia
Pandemia ofron mundësinë për të kuptuar shkallën që puna nga shtëpia është e mundur, tha ministri i punës. Rreth 8 milion njerëz, ose 25% e fuqisë punëtore të Gjermanisë, shkruan DW.
Kudo që të jetë e mundur, të gjithë punonjësit do të jenë në gjendje të kërkojnë të punojnë nga shtëpia në të ardhmen, ose të kalojnë plotësisht në zyrën e shtëpisë ose vetëm për një ose dy ditë në javë, shpjegoi Heil.
Ligji i ri do të përqendrohet në rritjen e mundësisë për të punuar nga shtëpia, por jo t’i detyrojë kompanitë që ta bëjnë këtë.
Puna nga shtëpia ‘një arritje e vërtetë’
Disa politikanë e mbështetën propozimin. Nënkancelari dhe politikani tjetër i Partisë Social Demokratike (SPD), Olaf Scholz e quajti shtrirjen e punës nga shtëpia në javët e kaluara “një arritje e vërtetë”. Ai e këshilloi vendin të mos kthehej në mënyra të vjetra.
Katrin Göring-Eckardt, drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, gjithashtu përshëndeti sugjerimin. Në një deklaratë, ajo bëri thirrje për të drejtën e rritjes së shpejtësisë së internetit, për t’u dhënë mundësi njerëzve që të punojnë më efektivisht nga shtëpia.