Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermani, Merz: I tronditur nga miqësia e re Trump-Putin

schedule12:28 - 21 Shkurt, 2025

schedule 12:28 - 21 Shkurt, 2025

Udhëheqësi i opozitës konservatore gjermane, Friedrich Merz shprehu tronditjen e tij për komentet e presidentit amerikan Donald Trump mbi pushtimin rus të Ukrainës duke dënuar sulmet verbale të papritura të Trump ndaj udhëheqjes ukrainase.

“Është në thelb një përmbysje klasike midis autorit dhe viktimës. Kjo është narrativa ruse, kështu e ka prezantuar Putinin prej vitesh dhe sinqerisht jam shumë i tronditur që Donald Trump e ka adoptuar padyshim vetë”, tha Merz.

Merz është favorit i madh për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve kombëtare të së dielës, me bllokun e tij të qendrës së djathtë CDU/CSU që ka mbajtur prej kohësh një epërsi të qartë në sondazhe.



“Tani është e rëndësishme që evropianët të bien dakord shumë, shumë shpejt për një strategji të përbashkët për të adresuar këtë problem”, shtoi Merz për miqësinë e re Trump- Putin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!