Gjermani ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Rumanisë në Kualifikueset Katar 2022.
Miqtë befasuan teksa Hagi realizoi në minutën e 9-të.
Por pjesa e dytë ishte tjetër histori.
Ishte Gnabry ai i cili realizoi në minutën e 52′, ndërsa Muller shënoi golin e fitores 10 minuta nga fundi.
Me këtë fitore, Gjermania mban kreun e Grupit J me 18 pikë. /abcnews.al/