Gjermani-Islandë do të luhet sipas planit. Ndeshje kualifikuese e Botërorit Katar 2022 nis prej orës 20:45 dhe vendimi është marrë nga autoritetet gjermane.
Zhvillimi i kësaj ndeshjeje ishte vënë në dyshim pasi mesfushori Jonas Hofmann, i grumbulluar nga trajneri Joachim Loë, doli pozitiv në testin e COVID-19. Ai është në gjendje të mirë dhe është futur në karantinë, sikurse edhe Marcel Halstenberg.
ℹ️ Gesundheitsamt ordnet Quarantäne für Jonas #Hofmann und Marcel #Halstenberg an. Gute Besserung!
Alle weiteren Spieler sowie das Team hinter dem Team wurden am Donnerstag erneut negativ getestet und bereiten sich wie geplant auf #GERISL in Duisburg vor. #DieMannschaft
— DFB-Team (@DFB_Team) March 25, 2021
“Departamenti i Shëndetësisë urdhëron futjen në karantinë për Jonas Hofmann dhe Marcel Halstenberg. Shërim të shpejtë! Të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi i ekipit u testuan përsëri dhe dolën negativë të Enjten dhe po përgatiten për ndeshjen Gjermani-Islandë në Duisburg, siç është planifikuar”, njofton Federata Gjermane e Futbollit. /abcnews.al