Gazetarja Vjollca Hajdari thotë se koalicioni më i mundshëm në Gjermani pas zgjedhjeve parlamentare, është CDU/CSU e Friedrich Merz me SPD e Olaf Scholz.
Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Hajdari u shpreh se sukses në këto zgjedhje, shihet renditja e së djathtës ekstreme në vendin e dytë.
Sipas Hajdarit, rritja e çmimeve dhe ulja e ekonomisë ndryshoi qëndrimin e gjermanëve.
“Ata nuk janë të gatshëm të bëjnë koalicion me këto parti, mbetet të shihet se mos ndoshta eventualisht do të bëjnë koalicionin me ndonjë parti të vogël. Koalicioni SPB dhe CDU/CSU jaë opsionet reale që janë duke u biseduar për momentin.
Unë mendoj se ka të bëjë shumë me zhvillimin e politikës së brendshme gjermane, por edhe politikës së jashtme. Ka pasur sulme të njëpasnjëshme, e fundit në Mynih, ku një afgan sulmoi punonjës të sindikatave. Pasiguria, energjia, çmimet që janë rritur të energjisë elektrike, por edhe ngjarje të tjera, kanë bërë që politika e Gjermanisë, të krijojë një lloj revolucioni, tërmeti në lidhje me zhvillimet politike. Pjesa lindore e Gjermanisë, kanë votuar më shumë politikën e së djathtës ekstreme. Ata shohin se problemet e tyre nuk janë marrë seriozisht nga qeveria aktuale”, theksoi ajo./abcnews.al

