Qindra njerëz iu bashkuan protestës të legalizimit të kanabisit në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin të shtunën, ditë përpara se kabineti të diskutojë një projektligj që do të anulojë një ndalim të drogës.
Policia tha se 500-600 njerëz morën pjesë në Hanfparade (Parada e kërpit). Kjo paradë mbahet çdo vit që nga viti 1997. Qëllimi është t’i bëhet thirrje qeverisë që të liberalizojë ligjet për drogat e lehta si marihuana dhe hashashi.
Organizatorët e paradës avokojnë gjithashtu për akses më të lehtë në kanabisin mjekësor dhe përdorimin e gjerë të kërpit, që është e njëjta lloj bimor si kanabisi.
Qeveria gjermane po planifikon të legalizojë kanabisin, duke lejuar potencialisht të rriturit të posedojnë deri në 25 gram kanabis dhe të rritin maksimumi tre bimë për përdorim personal.
Sipas një ligji të propozuar, droga mund të kultivohet dhe shitet nga të ashtuquajturat klube kanabisi, duke iu nënshtruar rregullave strikte, duke përfshirë në paketim neutral dhe një maksimum prej 50 gramësh për klient në muaj./abcnews.al