Gjergji Vurmo: Shqipëria për shkak të kushteve nuk mund të ketë datë për hapjen e negociatave

schedule18:01 - 19 Qershor, 2020

schedule 18:01 - 19 Qershor, 2020

Gjergji Vurmo nga Instituti për Demokracinë dhe Ndërmjetësim, nga studio e Abc News ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian në lidhje me vendimin e marrë një ditë më parë për raport progresin e negociatave për Ballkanin Perëndimor.

Në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo, Vurmo është shprehur se tashmë është e qartë që ne nuk do të kemi një datë të saktë për hapje negociatash brenda vitit.

Sipas tij kushtet e vendosura dhe mungesa e funksionimit të disa institucioneve e thellon më shumë hendekun për një përgjigje.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që Shqipëria tashmë të nisë me zbatimin dhe përmbushjen e kushteve për të marrë një përgjigje pozitive.

Shqipëria nuk mund të negociojë se si do e zbatojë një ligj por kur do e zbatojë. E rëndësishme është zbatimi i kapitujve një pas një.  Serbia ka hapur në fillim një nga kapitujt që hapet dhe mbyllet lehtë, Mali i Zi ka vendosur me kapitur 123-24 dhe me ndryshimin e metodologjisë është se grupi i parë është është kontrolli financiar, prokurimet publike, standarti financiar që ka të bëjë me institucionet financiare, këto rregulla se si do të prezantohen këto rregulla do të prezantohen në konferencën e parë.

Progres raporti i plotë do të jetë në vjeshtë ndërsa për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të ketë një raport të shkurtuar se çfarë ka ndodhur nga marsi në qershor, nuk besoj se do të miratohet në qershor, por ideja është se këshilli mund të vendosë për Maqedoninë e Veriut meqë nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë duke pasur parasysh progresin e kushteve që përmenden, druaj se do të mund të kemi një datë dhe pse me pak sforco nga ne dhe mirëkuptim nga BE mund dhe të realizohet një gjë e tillë. Ne mund të humbasim një vit për konferencën e parë ndërqeveritare, por për hapjen e negociatave që varet në konferencën e dytë atëherë përgjegjësia është tek ne. Nëse ne arrijmë që të shkurtojmë kohën nuk është se kemi humbur ndonjë gjë deri më tani. Negociatat janë të vështira pasi nuk janë vetëm teknike, por janë dhe politike dhe për këtë është e rëndësishme që brenda BE të kesh dhe një sponsor që në rastin tonë është Italia dhe Gjermania që tashmë është një sponser me kushte”, ka thënë Vurmo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!