Gjergj Erebara: Turizmi do të ketë vit të vështirë, duhet të bëjmë durim ekonomia do të rikthehet

schedule20:54 - 8 Maj, 2020

schedule 20:54 - 8 Maj, 2020

Gazetari Gjergj Erebara në një lidhje direkte për Abc News ka komentuar krizën ekonomike që ka përfshirë botën si pasojë e pandemisë.

Erebara në një bisedë me gazetaren Mirela Milori është shprehur se kriza është e paprecedentë, por e rëndësishme është që ta kalojmë me sukses këtë pandemi dhe të kujdesemi për shëndetin mbi të gjitha.

Është një krizë e paprecedentë, nuk duhet të konceptohet sikur ka një kompromis mes sigurisë së jetës dhe zhvillimit ekonomik. Pavarsisht se i hapim ose jo kufinjtë me 18 maj turizmi do të ketë një vit të vështirë. Hapja duhet ti lihet në dorë specialistëve dhe ekspertëve shëndetsore.

Stresi ekonomik është një gjë por hapja e parakohshme nuk është zgjidhje pasi nëse ne rrimë në shtëpi kemi kosto dhe po ashtu të dalim në punë është cështje rriske. Kjo ëëhstë një vuajtje që duhet të kalohet me durim dhe në bzë të këshillave të mjekëve”, tha Erebara.

Sipas gazetarit duke qenë se Evropa dhe të gjithë vendet janë në krizë dhe në izolim, ekonominë e vendit tonë nuk do e ndihmojë hapja me 18 maj.

“Në kuptim të turizmit fakti që Italia është në krizë dhe po ashtu dhe Evropa vende sërish do të ishte në krizë dhe nëse do të hapen kufinjtë me 18 maj atëherë srish nuk do të ketë ndikim pasi është frika. Por e rëndësishme është qëndrimi në shtëpi dhe në distancim social me njëri tjetrin. Unë jam dakord që ti kërkojmë qeverisë dhe autoriteteve shëndetsore atë që duhet të bëjnë por nuk mendoj se kemi alternativë tjetër.

Qeveria i ka humbur disa shanse për të mbajt në këmbë ekonominë përmes dy skemave problemi kryesor është se kjo është një krizë unike në historinë 200 e ca vjeçare të njerzimit. Nga njëra anë është se bankat dhe bizneset janë të shëndosha financiarisht, e rëndësishme është durimi, pasi ekonomia do të rikthehet. Do të kemi një rënie këtë vit, por do të kemi rritje vitin e ardhshëm”.

Ndër të tjera Erebara ka thënë për Abc News se ky është recesioni i tretë më i madh që ka përjetuar vendi ynë.

“Jemi në recesionin e tretë më të vogël në historinë e 30 viteve të fundit. Ka pas një rënie me 50% në vitet 91’-92’ , me 10 % në 97’ dhe 5 % tani në kohë pandemie”, është shprehur ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!