Gjergj Buxhuku: Shqipëria nuk ka kaluar në pandemi, masat kaq të ashpra në dëm të ekonomisë

schedule21:04 - 20 Prill, 2020

schedule 21:04 - 20 Prill, 2020

Presidenti i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku këtë  të hënë në një intervistë për Abc News me Mirela Milorin ka komentuar vendimin e qeverisë për amnistinë fiskale. Buxhuku në fjalën e tij nga studio e ABC News është shprehur se është e rëndësishme një vendim i tillë për faktin se paratë e shqiptarëve të mos ngelin jashtë, por të bëhen pjesë e ekonomisë së vendit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Shqiperia që në javën e parë pas shfaqjes së koronavirusit është parë se nuk ka një trend të vrullshëm të përhapjes dhe se masat e marra nga qeveria ishin më të ashpra seç duhet duke krijuar fatura të larta ekonomie.

Ekonomia ka më shumë se kurrë sot për likujditet dhe të gjithë paratë që do të amnistiohen janë para të e shqiptarëve dhe është mirë që të jenë brenda vendit. Me të gjithë teknikën që u parashtrua është e vështirë që të ndalosh qarkullimin e parave nga një subjekt në tjetrin, nga një person te tjetri dhe të legalizohen. Kjo rrit fluksin por që vë në dukje dhe gadishmërinë e personave për të pastruar këto flukse parash, duke qenë se kemi një amalgamë ligjesh që janë në qarkullim OFL, ligji i amnistisë fiskale , e bëjnë pak konfuze dhe mendoj se do e ulin gadishmërinë e indëvidëve dhe bizneseve për ta futur në cikël.

Gjithashtu ai është shprehur se pjesë e kësaj paketee do të jenë kruesisht të ardhurat nga emigrantët apo dhe paratë e fshehura nga bizneset për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë së tyre në treg.

Në këto 30 vite sistemi ekonomik që ka funksionuar në Shqipëri njerëzit janë detyruar që të mbijetojnë ndaj janë krijuar flukse parash në atë që është quajtur ekonomia gri. Bizneset kanë qenë të detyruara për të shmangur deklarimet e tyre në mënyrë që të mbujetonin në treg, kjo para nuk ka atë ngjyrën e zezë dhe ka nevojë që të formalizohet. Po ashtu dhe të ardhurat e emigrantëve që kanë krijuar një kosto të caktuar dhe përjashtim bëjnë paratë në rrugë kriminale dhe me anë të korrupsionit.

Buxhuku në fjalën e tij ndër të tjera ka theksuar se ky do të jetë një vit shumë i vështirë për turzmin dhe sipas tij qeveria nuk duhet të dëgjojë vetëm këshilla nga specialistë shëndetsorë por duhet ta përhapë më shumë apektin e këshillimit pasi fatura ekonomike e personave që qëndrojnë në shtëpi do të jetë shumë e madhe.

Turizmi do të ketë një vit të vështirë ne duhet të jemi në fazën që ta lehtësojmë në mënyrë sa më të mundhsme. Është shumë e rëndësishme që qeveria që merr këto masa nuk duhet të marrë këshilla vetëm nga ekipet mjeksore por duhet ta shikojë më në tërësi situatën, gjithmonë duhet të kemi parasysh se ne do të humbim në këtë periudhë por ideja është që të humbasim sa më pak, Ne duhet të kemi normalitet dhe unë mendoj se tashmë njerëzit janë të ndërgjegjësuar aty ku ka biznes”, është shprehur ai.

Pjesë nga biseda:

Kur qeveria ka deklaruar pakëtën e dytë fiskale në ndihmë të ekonomisë, kryeministri Rama e bëri me dije se bizneset e vegjël nuk do të paguajnë taksa deri në fund të vitit, një pjesë e bizneseve të mëdha do ju shtyhen përjashto një pjesë siç janë fasonët, call centerat e disa të tjerë. E ndihmon kjo biznesin?

Këto në tërësi janë një pjesë hapash që mund të quhen pozitive, por brenda një menaxhimi jo të mirë të situatës, përsëri vijohet me terminologjinë biznesi i vogël dhe i madh por ka biznese që në këtë periudhë kanë punuar më shumë se në një situatë normale dhe biznese të tjera të mëdha që kanë punuar nuk ka rëndësi që tju shtyhet për këtë duhet të bëhet një klasifikim, për bizneset e dëmtuara dhe ato që kanë punuar. Për mua dueht të ketë një trajtim ndryshe për këtë.

Këtë të hënë ka nisur faza e dytë e kluftës që pritet të ketë një ndjeshmëri ekonomike pasi janë hapur një pjesë aktivitetesh. A mendoni se një liberalizim i tillë do i japë frymë ekonomisë?

Ky është një vendim pozitiv por është i vonuar dhe nuk është profesional, pasi siç thamë për mënyrën se si trajtohen bizneset e njëjta gjë ndiqet dhe te hapi i sotëm. Këto hapa duhet të merreshin që në kohën kur Shqipëria, kur u kuptua se vendi nuk kishte pandemi, që nuk kishte ato trende pandemie siç kishte Italia, se cilët janë arsye që vendi nuk kaloi në këtë fazë nu ke themi dot se ne nuk jemi specialistë. Fakti është se jo vetëm Shqipëria por edhe vendet e tjera të rajjonit dhe të Evropës Lindore e kanë kaluar shumë më lehtë se disa vende të tjera të BE. Çdo ndalim që i bëhet qytetarëve të dalin në rrugë është një faturë financiare. Kur thuhet se është menaxhuar mirë një situatë të e mire është e para shëndetsia dhe e dyta fatura shëndetsore. Ne nuk e dime se çfarë ka ndodhur Shqipëria aktualisht nuk ka epidemi as pandemi nuk e dimë nëse janë masat por mund të ndopdhe që neser ne mund të zgjohemi nga një ëndërr e madhe dhe mund të kuptojme se jemi siç ishte Don Kishoti me mullinjtë e erës që nguli shpatën te mullinjtë e erës por ne ja ngulim vetes sonë. Duhet të ishim shumë të kujdesshë.

Liberalizimi i aktiviteteve duhej të vinte më herët?

Liberalizimi duhej bërë. Logjika është se analiza duhet bërë në bazë të kategorive dhe fashat e lëvizjes së qytetarëve duhej që të ruheshin përmes protokolle, dhe të goditeshin pikat e nxhehta siç ishin stadiumet, kinematë urabnet. Ne jemi më dramatik se Italia, se Lomvbardia vetë që ishte një nga vatrat më të nxehta. Të gjithë analizat dhe argumentimet tregojnë se është një veprim që është i dëmshëm.

Ka një propozim për zgjatje të fatkeqësisë natyrore mendoni se është një tjetër hap për të frenuar kthimin në normalitet?

Shqipëria nuk ka kaluar dhe nuk po kalon në epidemi, dhe është e parëndësishme që të kalojmë në shtrëngime të tilla, pasi çdo orë qëndrimi i një qytetari në shtëpi shkakton një faturë të fortë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!