Gjërat që nuk duhet t’i mbani në dhomën e gjumit

schedule13:57 - 7 Gusht, 2020

schedule 13:57 - 7 Gusht, 2020

Sende dhe tendenca të caktuara mund të jenë duke e bërë hapësirën e dhomës tuaj të gjumit të duket më e vogël dhe më komplekse. Më poshtë janë renditur disa gjëra që duhet të shmangni t’i keni në dhomën tuaj të gjumit, sipas ekspertëve.

Largoni jastëkët shtesë në shtratin tuaj.

bed throw pillows

Është një tendencë për të mbajtur në shtrat disa jastëkë, por shumë prej tyre mund të shkaktojnë rrëmujë, sipas Jody Wallace. Sipas saj, për ta mbajtur shtratin tuaj të dekoruar sa më mirë, por njëkohësisjt të duket dhe praktik, mjafton të vendosni vetëm tre jastëk pasi kjo do të krijojë një ekuilibër të kënaqshëm.

Largoni lulet që mbani në dritaren e dhomës tuaj.

plants

Rekomandohet të mbani vetëm dy bimë të vogla ose një të madhe në dhomën tuaj të gjumit.

Largoni tapetët që janë shumë të vegjël për hapësirën e dhomës tuaj.

bedroom sloped angled ceiling small rug

Një tapet shumë i vogël për hapësirën e dhomës mund të bëjë që ajo të duket më e vogël nga çfarë është. Ekziston një keqkuptim që një tapet i vogël do ta bëjë hapësirën e dhomës të duket më e madhe. “Është e rëndësishme të zgjidhni tapetin me madhësi më të madhe që do të përshtatet në dhomën tuaj.”, tha dizajnuesja e brendshme Sara Beverin.

Përdorni sa më pak piktura në mur.

bedroom gallery wall blue sheets big light

Duhet të shmangni sa më shumë pikturat dhe dekorimet e tjera në mur, pasi mund të shkaktojë rrëmujë vizuale.

Bëjeni zakon që të largoni mbeturinat apo ushqimet që kanë mbetur menjëherë nga dhoma e gjumit.

plastic water bottle bedroom garbage trash messy

“Jo vetëm që gjurmët e ushqimit mund të shkaktojnë erë dhe rreziqe për shëndetin, por gjithashtu e bëjnë dhomën të duket e papastër dhe e padëshirueshme”, thotë dizajnuesja Beverin.

Nëse është e mundur, mbajeni hapësirën tuaj të punës jashtë dhomës së gjumit.

bed desk home office

Tavolinat, raportet, dosjet dhe listat e detyrave duhet t’i mbani diku tjetër. “Duke parë grumbullin e letrave të punës që duhet të përfundoni ose të listoni gjërat që duhet të bëni nuk do t’ju ndihmojnë të merrni një pushim të mirë gjatë natës.”, thotë Beverin.

Televizioni i takon dhomës së ndenjes – jo asaj të gjumit.

bed tv in bedroom

Për disa mund të jetë relaksuese të ndjekësh TV-në në shtrat, por përtej kësaj gjithashtu mund të shkaktojë rrëmujë – kabllot, altoparlantët dhe monitorët mund të zënë një hapësirë të konsiderueshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!