Gjërat që një burrë nuk ia tregon kurrë një gruaje

schedule12:30 - 27 Korrik, 2020

schedule 12:30 - 27 Korrik, 2020

Shpesh, thuhet se çdo grua ka një mister brenda vetes. Por, edhe burrat kanë sekrete që as nuk iu shkojnë në mendje. “Bright Side” ka renditur një listë me disa gjëra që meshkujt preferojnë të mos i tregojnë kurrë.

“Dashurojmë femrat që kanë besim në vetvete”

Meshkujt shpesh i perceptojnë gratë si veten. Prandaj, një burrë preferon të zgjedhë një vajzë karizmatike, por me forma të bukura kundrejt një femre me trup modeleje por me pak besim në vetvete. Vetëbesimi e bën një grua shumë më tërheqëse fizikisht.

“Mënyra se si dukeni është shumë e rëndësishme për ne”

Burrat nuk janë të interesuar nëse të dashurat e tyre ndjekin modën apo jo. Ata dëshirojnë t’i shohin gratë me një stil “inteligjente dhe seksi”, ku imazhi i tyre është edhe elegant, edhe seksi, por jo vulgar. Mos harroni se burrat dashurojnë me sy.

“Nuk ia kam idenë si ta bëj këtë gjë”

Të jesh një “burrë” në sytë e një gruaje është shumë e rëndësishme për ta. Kjo është një ndër arsyet pse burrat bëjnë çdo lloj pune, edhe nëse nuk janë të sigurt se do t’ja dalin. Ata duhet të ndihen të fortë dhe të zgjuar para femrës së tyre, pavarësisht se nëse nuk ia kanë idenë se si të riparojnë një tharëse flokësh.

“Hutohemi kur femrat bëjnë pyetje të ndërlikuara”

Gratë pëlqejnë të bëjnë pyetje si “A jam e shëndoshë?” Burrat nuk mund ta shprehin dot me fjalë se sa të sikletshme janë pyetjet e tilla. Nëse një fustan e bën një vajzë të duket më e madhe në moshë, mashkulli do ta vërë re, por prapë do të përgjigjet me një kompliment, duke menduar se ajo këtë gjë dëshiron.

“Jemi xhelozë”

Burrat nuk janë ata që shprehin hapur ndjenjat e tyre, dhe kur njëri prej tyre e sheh të dashurën e tij duke flirtuar me një tjetër, ai nuk do t’i shfaqë asnjë emocion. Megjithëse, ai nga brenda është përfshirë nga një shumëllojshmëri emocionesh.

“Edhe ne ju vëzhgojmë”

Nëse një mashkull ju fton në një restorant, mos nxitoni të zgjidhni një veshje dasme. Flirtimi i lehtë, shakatë dhe buzëqeshjet janë vetëm një shenjë se ai interesohet për ju, jo se do të jetë i juaji përgjithmonë.

“Na pëlqejnë komplimentet”

Edhe pse është një traditë që komplimentet zakonisht bëhen nga burrat, dhe vetë ata dëshirojnë të dëgjojnë komplimente. Kanë nevojë për fjalë dashurie dhe shikime të ngrohta ashtu si femrat. Burrat duan të dinë se nuk kanë humbur kohë për të zgjedhur veshjen e duhur para se t’ju takojnë.

“Na pëlqejnë gjërat që ju pëlqejnë juve”

Madje edhe thonjtë dhe lëkura e lëmuar janë shenja që një burrë kujdeset për veten e tij, dhe grave iu pëlqen kjo gjë. Burrat gjithashtu duan të shohin shfaqjet televizive të grave vetëm për t’u relaksuar. Thjesht e fshehin këtë gjë, pasi zakonisht thuhet se “djemtë nuk do ta kuptojnë”.

“Edhe ne kemi frikë”

Një burrë nuk duhet të flasë për frikën e tij, apo jo? Por të gjithë kanë fobi, dhe kjo është diçka mëse normale. Burrat nuk do t’ju thonë se kanë frikë nga errësira ose merimangat, që të mos tregojnë dobësitë e tyre.

“Jemi mjeshtra në fshehjen e ndjenjave”

Një film romantik që e bën çdo vajzë të derdhë lot, mund të prekë një mashkull në të njëjtën mënyrë. Dallimi i vetëm është se ai do të thotë që po shikoni gjëra pa kuptim dhe t’i fshijë lotët me shpejtësi. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!