Gjeorgjia mban zgjedhjet indirekte më 14 dhjetor, vendos presidentin e ri të vendit

schedule15:44 - 26 Nëntor, 2024

schedule 15:44 - 26 Nëntor, 2024

Gjeorgjia do të ketë një president të ri në zgjedhjet indirekte më 14 dhjetor, njoftoi parlamenti i vendit dhe ato zgjedhje duhet të forcojnë kontrollin e partisë në pushtet.

Ky shtet po kalon një periudhë turbulence politike.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane, në pushtet që nga viti 2012 dhe e akuzuar nga kritikët për një ndryshim autoritar pro-rus, fitoi zgjedhjet parlamentare në tetor, por opozita e hodhi poshtë rezultatin.

Për këtë, parlamenti i ri vlerësoi se legjitimiteti i tij është tronditur, si nga protestuesit, ashtu edhe nga presidentja properëndimore Salome Zurabishvili, e cila prishi lidhjet me partinë në pushtet.

Parlamenti vendosi këtë të martë që më 14 dhjetor të jenë zgjedhjet indirekte presidenciale.

Për herë të parë, presidenti i ardhshëm do të zgjidhet nga kolegji zgjedhor dhe jo nga vota popullore, në përputhje me një ndryshim kushtetues të miratuar nga Ëndrra Gjeorgjiane në 2017.

Me një proces të tillë, ka pak dyshime për fitoren e një anëtari besnik të partisë në pushtet dhe largimin e Salome Zurabishvilit, një ish-diplomate franceze.

Kuvendi deklaroi se inaugurimi i liderit të ardhshëm do të bëhet më 29 dhjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!