Gjeorgjia: Do të ketë edhe dështime. Trajneri Sagnol, i kujdesshëm para ndeshjes me Shqipërinë

schedule12:07 - 9 Shtator, 2024

schedule 12:07 - 9 Shtator, 2024

Ajo që bënë u ka dhënë besim, për këtë nuk ka dyshim.

Gjeorgjia papritur është një nga skuadrat më të spikatura të Europës, dhe padyshim që do të jetë mjaft e rrezikshme këtë të martë në “Arenën Air Albania” ndaj Shqipërisë.

Luhet për Ligën e Kombeve dhe trajneri I gjeorgjianëve, Vili Sanjol, vlerëson paraqitjen e ekipit të tij ndaj Çekisë, në suksesin 4-1, ndonëse bën një paralajmërim për të vetët.

Sinkron Sanjol

“Kemi bërë një rrugë të gjatë deri këtu. Gjithçka nuk është e dukshme nga jashtë, unë kam besuar gjithmonë te kjo skuadër. Lojtarët luajtën në Europian dhe e kuptuan rëndësinë e punës së ekipit, ishte e rëndësishme mënyra se si ktheheshim pas Europianit dhe ajo që pashë më kënaqi. Sigurisht, pritshmëria dhe ambiciet tona janë rritur. Sot ia dolëm shumë mirë, por do të ketë edhe dështime. Gjëja kryesore është se si do të luajmë. Tashmë do të punojmë për një objektiv të ri, duhet të luajmë ndaj Shqipërisë”.

Gjeorgjia ishte këtë verë për herë të parë në Kampionatin Europian, madje krijoi një sensacion duke u kualifikuar në raudin e dytë.

Me lojtarë si Kvarackelia, portieri Mamardashvili, kapiteni Kashia, Kiteishvili apo Mikautaxe, ekipi nga Kaukazet pritet të jetë një pengesë e fortë për kombëtaren shqiptare./abcnews.al