Gjeorgjia akuzon zyrtarin ukrainas për komplot për grusht shteti

schedule14:20 - 18 Shtator, 2023

schedule 14:20 - 18 Shtator, 2023

Gjeorgjia akuzoi të hënën një zyrtar të lartë ukrainas se po komplotonte për të rrëzuar qeverinë e vendit duke organizuar trazira masive.

“Gjeorgjia është akuzuar për bashkëpunim me Kremlinin edhe pse forcat ruse janë vendosur në rajonet separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore që nga viti 2008, kur Moska pushtoi vendin e vogël të Kaukazit.

Shërbimet e sigurimit të Gjeorgjisë thanë se zëvendës-shefi i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm i Gjeorgjisë, Giorgi Lortkipanidze po komplotonin “destabilizimin që synonte një përmbysje me dhunë të qeverisë“, tha AP.

Sipas AP gjeorgjianët që luftonin forcat ruse në Ukrainë, duke përfshirë një truproje të ish-presidentit të burgosur të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, ishin midis komplotistëve që stërviteshin pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Ukraina ka kërkuar vazhdimisht që Gjeorgjia të lirojë Saakashvilin, i cili tani është një shtetas ukrainas dhe një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Kievi ka thënë se autoritetet gjeorgjiane po “vrasin” politikanin me urdhër të Kremlinit dhe ka kërkuar transferimin e tij në një klinikë jashtë vendit. Gjeorgjia nga ana e saj ka dënuar atë që tha se ishte “një formë ekstreme e përshkallëzimit në marrëdhëniet diplomatike”.

Shërbimi i sigurisë i Gjeorgjisë tha se protestat anti-qeveritare “po planifikohen për tetor dhe dhjetor, kur Komisioni Europian do të publikojë vendimin e tij për aplikimin e Gjeorgjisë për anëtarësim në BE”.

Ai tha se komploti “po kryhet me koordinim dhe financim nga një vend i huaj”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!