Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ligjvënësit, ashtu edhe siç pritej, do të zhbëjnë veton që presidentja Salome Zurabishvili, ndaj ligjit “për agjentët e huaj”. Ky legjislacion shënestron mediat dhe organizatat joqeveritare që financohen nga qeveri të huaja.
Papuashvili tha më 20 maj se pret që Parlamenti, ku partia në pushtet – të cilës i përket ai – Ëndrra Gjeorgjiane ka numrat, ta zhbëjë veton gjatë seancës së javës së ardhshme.
Zurabishvili vendosi veton ndaj ligjit kundërthënës më 18 maj, pas javësh protesta masive.
Gjeorgjianët, që kanë protestuar, kanë thënë se ligji është një mënyrë që Qeveria të heshtë shoqërinë civile – një ligj i ngjashëm është përdorur në Rusi për të shtypur disidencën – dhe besojnë se ai rrezikon rrugën e shtetit drejt integrimeve evropiane.