Gjenocidi në Srebrenicë, “Rithemelimi” dorëzon kërkesën për mocion me debat për rezolutë

schedule20:25 - 10 Maj, 2022

schedule 20:25 - 10 Maj, 2022

Gjenocidi në Srebrenicë, “Rithemelimi” dorëzon në Kuvend kërkesën për mocion me debat për rezolutë

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për mocion me debat për rezolutën: Për njohjen dhe dënimin e genocidit të Srebrenicës, Bosnjë Hercegovinë”.

Deputeti Tritan Shehu është shprehur se shumë shpejt do të kërkojnë edhe për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Dorezohet ne Kryesine e Kuvendit kerkesen per mocion me debat te finalizuar me Rezolute.

Megjithese i vonuar, ky veprim publik i Kuvendit do te kishte nje rendesi te vecante, ne keto monente te veshtira per Europen, me pasoja destabilizuese ne Rajonin tone, qe vene ne rrezik paqen, bashkejetesen, e rrugen tone te integrimit.

Te kujtosh krimet e te kaluares, te denosh ato, te kerkosh falje nga autoret, eshte nje domosdoshmeri per mos perseritjen e tyre.

11 Korriku kerkohet te shpallet si dita e perkujtimit te atij genocidi.

Pikerisht nen kete optike, shume shpejt  do te procedohet me nje inisiative tjeter te ngjashme, per te njohur e denuar publikisht e zyrtarisht edhe genocidin serb ne Kosove”, shkruan Shehi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!