Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjenocidi në Ruandë, Franca fajtore për masakrimin e 800 mijë personave

schedule15:28 - 20 Prill, 2021

schedule 15:28 - 20 Prill, 2021

Historianët francezë, të një ekipi të emëruar nga vetë presidenti Macron, kanë konfirmuar se Franca është përgjegjëse për gjenocidin e kryer në Ruandë në vitin 1994.

Në dokument pohohet se Parisi qëndroi i verbër përballë përgatitjeve për masakrimin e rreth 800 mijë personave të etnisë tutsi. Rezultatet e studimit u publikuan pas viteve të tëra fshehtësie për lidhjet me hutu që qeverisnin në Ruandë kur shpërthyen incidentet dhe më pas masakra.

Ekipi, i emëruar nga vetë presidenti francez Macron dy vite më parë, pati mundësi të kishte akses në arkivat presidencialë, diplomatikë, ushtarakë dhe të shërbimit të inteligjencës.

Mes dokumenteve janë dhe ato në lidhje me François Mitterrand, i cili kishte lidhje të ngushta me ish presidentin e Ruandës të etnisë hutu. Nga analizimi i kësaj dosjeje konfirmohet përgjegjësia e presidentit të atëhershëm të Francës për dështimin e politikës së ndjekur ndaj Ruandës.

Ky raporti hap një skenar të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!