“Gjeni thesarin e fshehur”, fjalët e fundit të gjyshes para vdekjes bëjnë të zbulohet kryevepra

schedule14:00 - 7 Tetor, 2022

schedule 14:00 - 7 Tetor, 2022

Kur kjo gjyshe, Xheni Verastro, po i afrohej fundit të jetës, ajo i tregoi familjes së saj se po fsheh një thesar. Nga shtrati i saj i vdekjes, ajo i rrëfeu familjes së saj për një sekret të fshehur, të mbyllur për shumë vite, pikërisht nën një makinë qepëse.

Në fund kur gjyshja ndërroi jetë, nipi i saj gjeti një pikturë ndoshta origjinale të Picasso-s.

“Tri ditë para se të vdiste, ajo më tha: “Mos harro që Carl të shikojë nën makinën qepëse”, kujton ai. “Ndërsa lëviza makinën qepëse, piktura më rrëshqiti në prehër. Unë kam qenë i befasuar. E gjeta të mbështjellë në gazetë. Kjo aventurë filloi 12 vjet më pare”.

Piktura, e njohur si “Gruaja në Kep” u ble fillimisht nga bashkëshorti i Jenny-t, Nicky, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai e gjeti atë për vetëm 30 dollarë nga një shitës ambulant në Londër dhe u vu në posedim të Jenny në vitet që pasuan.

Rezulton se ekziston një kopje në Muzeun e Artit të Cleveland, por Carl beson se e tij nuk është një falsifikim i plotë. Në vend të kësaj, ai beson se është një nga disa kopje që Picasso vetë pikturoi për të testuar lloje të ndryshme bojë.

Sipas vlerësuesit të artit Richard Beeley, është në kornizën e duhur kohore dhe ka të gjitha dokumentet e duhura. Bejli tani është “me të vërtetë i bindur se është e vërtetë”./abcnews.al