Gjeneva ofron pishina dhe filma falas për personat mbi 75 vjeç

schedule15:33 - 10 Maj, 2023

schedule 15:33 - 10 Maj, 2023

ZVICËR- Qyteti i Gjenevës po përgatitet për një verë të nxehtë me ofertën e notit ose filmave falas për të moshuarit. Nëse temperaturat rriten shumë personat mbi 75 vjeç do të kenë të drejtën e hyrjes falas në pishinën e Les Vernets ose për të parë një film në kinemanë Scala.

Kështu ata mund të kalojnë disa orë në një dhomë të errët të ftohtë me ajër të kondicionuar, shkruajnë mediat zvicerane.  Oferta është e hapur për të gjithë ata që jetojnë në qytet,  por ata duhet të regjistrohen më parë. Kjo duhet të jetë automatike dhe një letër do t’u dërgohet të gjithëve mbi 75 vjeç, duke u treguar atyre për ofertën/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!