Në një lidhje telefonike për me emisionin Byro Politike gjenetistja shqiptare në Turqi, Ornela Doçi ka deklaruar se 24 punonjës të personelit shëndetësor kanë humbur jetën nga koronavirusi. Ajo tha se nuk ka informacion për shqiptar të prekur apo që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje në shtetin turk.
Doçi theksoi se arma më e fortë që po përdor Turqia ndaj kësaj sëmundje është hetimi i gjerë epidemiologjik, duke gjurmuar të gjitha kontaktet që vijnë nga jashtë vendit.
LEXO EDHE: Mjeku që u kthye në vijën e parë pas intubimit: Një 45-vjeçare shqiptare rëndë me Covid-19
“24 personel shëndetësor kanë humbur jetën. Nuk ka shumë të prekur në krahasim me vendet e tjera. Turqia ka një sistem shëndetësor që reagon shumë shpejt. Fakti që ka prioritet turizim mjekësor i ka dhënë kohë të reagojë më shpejt dhe sistemi të reagojë menjëherë.
Në këto javët e fundit ky ka qenë aseti më i fuqishëm. Numri i testimeve ditore nuk e ka kaluar 40 mijë. Ka funksionuar shumë mirë gjurmimi i testeve. Marrin ata që kanë udhëtuar dhe familjarët e tyre të moshuar për mësuar nëse janë mirë.
Nuk mund të themi me shumë saktësi se ku përhapen tipet e ndryshme të koronavirusit. Turqia po ndjek të njëjtën ecuri me Kinën. Në njohjet e mia nuk kam hasur shqiptarë të prekur dhe nuk kamë dëgjuar për viktima”, tha Doçi./abcnews.al