Gjenetika dhe ushqimi, çifti perfekt për të qenë të shëndetshëm

schedule02:42 - 4 Korrik, 2022

schedule 02:42 - 4 Korrik, 2022

Nga Dr. Albana Daka

Gjenomika ushqyese është shkenca që studion se si molekulat në ushqim janë në gjendje të ndërhyjnë në ADN duke aktivizuar gjene të caktuara ose anasjelltas duke i rregulluar ato negativisht (rregullimi lart ose poshtë). Lëndët ushqyese të ushqimit që mund të veprojnë në ADN, në gjenet individuale, duke modifikuar shprehjen e tyre gjenetike, quhen modulatorë të gjeneve.

Ushqimet përmbajnë molekula që nuk japin asnjë kalori, si vitamina, minerale, fibra dietike, polifenole, antociane, flavonoid, karoten… molekula thelbësore për jetën e qelizave. Molekulat me origjinë bimore dhe produktet e detit  të afta për të vepruar në trashëgiminë gjenetike kushtëzojnë grumbullimin dhe çlirimin e acideve yndyrore të ngopura, përdorimin e oksigjenit brenda qelizave.

Ushqimi është ndërmjetësi kryesor midis mjedisit të jashtëm dhe trashëgimisë sonë gjenetike.

Kufizimi i ndërhyrjes dietike vetëm në kontrollin e bilancit ditor të energjisë (llogaritja e kalorive ditore) është i tepërt dhe nuk mjafton për rikuperimin e peshës dhe reduktimin e epidemisë së obezitetit. Është e nevojshme të sigurohet në çdo akt ushqimor një dozë adekuate e modulatorëve gjenetikë: HANI PERIMET dhe PRODUKTE DETI (peshk, butak, guaska, alga deti).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!