Gjenerali ukrainas: Disa avionë luftarakë F-16 do të “ruhen jashtë” Ukrainës

schedule19:59 - 10 Qershor, 2024

schedule 19:59 - 10 Qershor, 2024

Shefi i aviacionit në Forcat Ajrore të Ukrainës thotë se dhjetëra avionë të avancuar luftarakë, F-16, të cilët u janë premtuar Kievit nga aleatët e vet perëndimorë, do të mbahen jashtë vendit për t’iu shmangur goditjeve nga sulmet ruse në Ukrainë.

Gjeneral brigade Serhiy Holubtsov tha në një intervistë për Donbas-Realities të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se mbajtja e avionëve të tillë luftarakë jashtë vendit do të ndihmojë në ruajtjen e një flote operacionale që i përputhet trupës së pilotëve të Ukrainës të trajnuar nga Perëndimi.

“Ka një numër të caktuar të avionëve luftarakë që do të ruhen në baza të sigurta ajrore, jashtë Ukrainës, në mënyrë që të mos jenë në shënjestër këtu”, tha Holubtsov.

“Dhe, kjo do të jetë rezerva jonë në rast se kemi nevojë për zëvendësimin e avionëve të prishur gjatë mirëmbajtjes rutinore”, shtoi ai.