Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore në fjalën e tij në konferencën e përbashkët të policisë Italiane dhe asaj Shqiptare në lidhje me luftën antikanabis ka bërë një përmbledhje të plotë në lidhje me të dhënat nga 2013 deri në 2020.
Zyrtari iatlian është shprehur se në vitin 2020 është kontrolluar 33.2% e territorit shqiptar për kanabis.
Ai ka bërë me dije se ka ndryshuar periudha e monitorimin nga ana e Guardia di Finanza. Ai bëri me dije se këto fluturime bëhen në mënyrë të pavarur nga GdF.
LEXO EDHE:Raporti i monitorimit për kultivimin e kanabisit, Veliu: Në Itali u trafikua 37% më pak se vjet
“Për të nënvizuar rezultatet e mira që kemi pasur nga 2013 deri më sot është shumë i mirë, kemi nisur me 25 misione në vitin 2013, derisa kemi arritur në 67 misione këtë vit. Duke folur në detaje pas pjesës së parë në 2012 në 2013 kemi pasur 25 misione ajrore që na kanë bërë që të identifikojmë 304 bimë një total prej 14 772 bimë, në 2014 misionet e fluturimit kanë qenë 39, dhe kemi mundur të identifikojmë 815 bimë të zbuluara në kultivime dhe 46 605 bimë.
Në 2015 kemi pas 39 fluturime kemi zbuluar 1368 fusha nga të cilët mbi 200 mijë bimë kemi dhe një vit rekord që është 2016 me 42 misione ajrore dhe kemi identifikuar 2086 fusha nga të cilat 753 468 bimë të shkatërruara dhe mënyra e operimit të krimit të organizuar ka ndryshuar pasi ka pësuar goditje dhe ka pasur dhe një numër më të lartë të misioneve 27 % më shumë kemi pasur 58 fluturime dhe kemi identifikuar 90 fusha me 5331 bimë të shkatërruara. Në 2018 me rritjen e fluturimit me 16 % kemi zbuluar 27 zona të kultivuara dhe 635 bimë të shkatërruara.
Në 2019 kemi pasur një kundër tendencë kemi rritur me 16 % misionet e fluturimet kemi zbuluar me 1109 zona të kultivuara dhe mbi 25 mijë bimë të shkatërruara dhe në 2020 kemi konfirmuar fushatën e fluturimeve që e kemi filluar në qershor dhe e kemi përfunduar me 31 tetor dhe për shkak të një ulje prej 18 % të misioneve të fluturimit kemi identifikuar 1964 fusha të kultivuara dhe një total mbi 58 mijë bimë të shkatërruara. Kjo që unë kam shpjeguar tregon se bashkëpunimi ynë ka dhënë rezultate të mira.
33.2% ka qenë subjekte monitorimi dhe është një % që është llogaritur mbi territorin në interes, nuk kemi konsideruar zonat urbane, qarkullimi rrugor apo zona që kurrsesi nuk kultivohet kanabis. Kemi zhvendosur laboratorit, që në fillim. Kemi filluar 25 misione në 2013, deri në 67 misione këtë vit. 1604 fusha të kultivuara në 2020”, tha Arbore./abcnews.al

