Gjenerali i NATO-s Christopher G. Cavoli merr titullin “Doctor Honoris Causa”, Rama: Mik i çmuar i Shqipërisë

schedule15:28 - 17 Shtator, 2024

schedule 15:28 - 17 Shtator, 2024

Gjenerali i NATO-s, Christopher G. Cavoli është dekoruar me titullin “Doctor Honoris Causa” për kontributin e spikatur në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në nivel global. Kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë momente nga ceremonia, thotë se ai është një mik i çmuar i Shqipërisë.

“Ju po më shikoni mua dhe e di që ju e kuptoni se çfarë do të them. Jeni i sigurtë. Projekti i Porto Romanos. Vendi ynë është gati për të kontribuar dhe për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi. Pra, nuk janë thjesht fjalë, por është një bashkëpunim dhe bashkëpunimi shkon nga të dyja kahet. Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vet, por kur bashkëpunimi është dy kahësh, dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë NATO-n dhe zoti e bekoftë Shqipërinë.”, u shpreh Rama në ceremoni.

/abcnews.al