Gjenerali Khalifa Haftar është larguar nga Moska pa firmosur marrëveshjen për armëpushimin me qeverinë e marrëveshjes kombëtare të drejtuar nga Fajez al – Saraj.
Ai u shpreh se dokumenti i propozuar injoron shumë nga kërkesat e ushtrisë kombëtare të Libisë.
Moska nga ana e saj propozoi që Europa, Rusia dhe Turqia të bashkojnë forcat për të detyruar të gjitha palët në Libi që të arrijnë marrëveshje dhe jo të zgjidhin gjërat ushtarakisht. |
Haftar denoncoi mungesën e disa kërkesave të tij, e sidomos atë për tërheqjen e forcave ushtarake turke nga Libia. Ndër të tjera, sipas burimeve të mediave arabe, gjenerali i Libisë ka kërkuar dhe tërheqjen e marrëveshjes mes Turqisë dhe qeverisë së marrëveshjes kombëtare.
Sipas burimeve italiane, vendimi i Haftar është marrë në mënyrë që të studiohet më mirë dhe të thellohet në termat e marrëveshjes në mënyrë që më pas të propozojë modifikime.
Gjenerali ka fituar më shumë kohë në mënyrë që mund të flasë me vendet që e mbështesin për të diskutuar rreth pikave që janë më të pranueshme për ‘të.
Dhe pikërisht për këtë arsye, pasi u largua nga Moska ai ka urdhëruar për në Lindjen e Mesme ku do të ketë disa takime./abcnews.al