Reshjet e shiut në Prishtinë kanë shkaktuar dëme në disa zona. Uji ka depërtuar në disa lokale dhe hyrje të banesave.
Punëtorët e lokaleve po mundohen ta largojnë ujin që ka hyrë brenda, teksa duket se është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve në rrugë.
Probleme ka pasur edhe në lagjen Lakrishte, si dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku janë shkaktuar shumë dëme në shtëpizat që janë vendosur aty.
Në këtë pjesë është edhe teatri veror, ku sonte pritej të mbahej një koncert por pas reshjeve është mbushur me ujë e gjithë ajo hapësirë./abcnews.al