Gjendje alarmante në spitalet e Gazës, OBSH: Na ka mbetur karburant vetëm për 3 ditë

schedule12:50 - 9 Maj, 2024

schedule 12:50 - 9 Maj, 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kanë mbetur karburant vetëm 3 për ditë për operacionet në Gazën jugore dhe mungesa e karburantit ka detyruar tashmë një nga tre spitalet në qytetin e Rafah të mbyllet.

Kalimi kufitar Rafah me Egjiptin është mbyllur të martën që kur ushtria izraelite mori kontrollin e palës palestineze, duke bllokuar hyrjen e ndihmave jetike humanitare.

Izraeli tha të mërkurën se kishte rihapur vendkalimin Kerem Shalom, pikën tjetër kryesore të kalimit të ndihmave.

Megjithatë, Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) thotë se asnjë ndihmë nuk ka mbërritur dhe se nuk ka kush ta marrë atë nga pala palestineze.

OKB tha nga ana tjetër se Gaza veriore është tashmë në prag urie.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!