Ministria e Shëndetësisë të dielën ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend.
Siç ka bërë të ditur MSh-ja, në Kosovë aktualisht janë 35 mijë e 51 raste aktive me koronavirus.
Në raportin e MSh-së u bë e ditur se nga 10 mijë e 336 testime gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 mijë e 390 raste të reja me koronavirus.
Përgjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 291 pacientë.