Pse të vuash kur ka zgjidhje? Pse të presësh për një kurë të epilepsisë kur zgjidhja mund të jetë vendimtare?
Dr.Florian Dashi, në Spitalin Amerikan 3 thekson se kirurgjia e epilepsisë ka për qëllim dhe është efektive në ato raste kur burimi i epilepsisë është në një zonë të vetme të trurit.
Sipas mjekut neurolog nga kjo mënyrë trajtimi është vërejtur se në pacientët që kanë indikacion të qartë të kirurgjisë, rezultati i përfitimit është i lartë dhe varion nga 80-90% që pacientët të dalin pa kriza nga kirurgjia ose të kenë kriza të rralla joinvalidizuese, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës.
Në Spitalin Amerikan 3, pacienti i nënshtrohet një ekzaminimi të detajuar që fillon me konsultat e dedikuara epileptologjike, EEG [ezhe], video EEG-në duke vijuar me studimet imazherike dhe studimin neuropsikologjik per të vleresuar nëse pacienti ka dëmtime konjitive nga krizat epileptike deri në atë kohë dhe më pas të gjitha të dhënat mblidhen për t’u diskutuar nga grupi i mjekëve specialistë të cilët marrin vendimin për indikacionin kirurgjikal, i cili i shpjegohet pacientit.
Rreziqet e kirurgjisë së epilepsisë janë të rralla, dhe pesha e tyre është e vogël në krahasim me rreziqet e epilepsisë dhe me përfitimet që sjell kjo mënyrë trajtimi.