Gjendet varreza masive e grave dhe fëmijëve kurdë në Irak, ishin viktima të Sadam Huseinit

schedule22:34 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 22:34 - 26 Dhjetor, 2024

Autoritetet irakiane kanë filluar të zhvarrosin nga një varrezë masive në Irakun jugor eshtrat e rreth 100 grave dhe fëmijëve me origjinë kurde, të cilët dyshohet se ishin viktima të regjimit të ish-diktatorit Sadam Husein në vitet 1980.

Varreza masive ndodhej pranë Tal al Saiqiyya Provinca Al Muthana.

Ekipet e specializuara filluan zhvarrimin e mbetjeve në mes të dhjetorit. “Pasi u hoq shtresa e parë e dheut dhe mbetjet ishin qartë të dukshme, u zbulua se ato u përkisnin grave dhe fëmijëve të veshur me rroba kurde”, tha për AFP Dia Karim, kreu i autoritetit përgjegjës për zhvarrosjen e varreve masive.

Një tjetër varrezë masive u zbulua aty pranë, tha Durgam Kamel, pjesë e autoritetit, pranë burgut famëkeq Nugrat Salman, ku ishin burgosur shumë kurdë dhe kundërshtarë politikë të regjimit Husein.

Saddam Husseini, i cili u rrëzua në vitin 2003 pasi SHBA pushtuan Irakun, u var për “gjenocid” për vdekjen e rreth 180,000 kurdëve në fushatën brutale “Anfal” të nisur kundër kurdëve nga regjimi Husein në 1987 dhe 1988./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!