Gjendet valixhja e katërt në Firence, konstatohen shenjat e gishtërinjve të Shpëtim Pashos

schedule14:01 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 14:01 - 16 Dhjetor, 2020

Gjendet një valixhe e katërt në Firence, pas tre të tjerave të gjetura më herët. Ndërkohë mjekësia ligjore italiane ka konfirmuar idenitifikimin e shenjave të gishtërinjve  të shqiptarit Shpëtim Pasho. Mediat italiane raportojnë shenjat e gishtërinjve të Shpëtim Pashos korrespondojnë me njërin nga dy kufomat e gjetura, ndërsa po punohet për identifikimin e kufomës tjetër që dyshohet të jetë gruaja e Shpëtimit, Teuta Pasho.

Shpëtimi dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç  shkonin vazhdimisht në Toskana, ku jetojnë fëmijët e tyre. Nga ekspertiza rezulton se burri ka marrë goditje në fyt. Për gruan, autopsia zbuloi se është rrahur barbarisht.

Viktimat janë mbështjellë me celofan dhe batanije. Mediat italiane të cilat u referohen hetuesve, thonë se autorët kanë dashur t’i japin një mesazh dikujt. Kjo për faktin se, kufomat janë trajtuar me kimikate për ti mbajtur të padekompozuar.

LEXO EDHE: Trupat në valixhe për të dhënë mesazh? Vajza e çiftit shqiptar: Shpresoj të mos jenë ata

Ata janë vrarë, janë goditur fort dhe pastaj u copëtuan dhe u hodhën pranë burgut Sollicciano. Dhe pikërisht këtu është përqendruar hetimi. Ndoshta hedhja e trupave pranë këtij burgu ishte një mesazh. Në atë burg, pikërisht në kohën kur çifti shqiptar u zhduk, djali i tyre u arrestua. Ai u arrestua për posedim të 6 kilogramëve marijuanë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!