Një vajzë 8-vjeçare e cila u rrëmbye në Francën lindore të martën, u gjet me nënën e saj në Zvicër. Vajza, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, u gjet në një fabrikë të vjetër në fshatin kufitar të Sainte-Croix, tha prokurori francez Françios Perain.
Nëna e saj, Lla Montemaggi, u arrestua nga policia zvicerane. Zyrtarët thonë se ishte ajo që urdhëroi rrëmbimin e së bijës nga gjyshja, për të cilën nuk kishte kujdestari.
Autoritet thanë se vajza ishte rrëmbyer nga tre burra në zonën e Vosges, të cilët e dorëzuan tek e ëma 20 minuta më vonë./e.b-abcnews.al