Gjendet një trup i pajetë pranë mbetjeve të avionit në të cilin udhëtonin futbollisti Emiliano Sala dhe piloti. Por ende nuk dihet se kujt prej viktimave i përket.
Në mbetjet e avionit që transportonte futbollistin Emiliano Sala, të gjetura në fund të kanalit La Mansh, është gjetur dhe një trup i pajetë. Lajmi është konfirmuar departamenti britanik i transportit, por pa dhënë detaje të tjera. Për momentin nuk është e qartë nëse trupi i gjetur i përket futbollistit apo Dejvid Ibotson, piloti i avionit që drejtohej për në Kardif. Në vendin e gjetjes po vijohet me verifikimet për identifikimin.
Trupi i pajetë u gjet falë inspektimit të ROV – mjetit nënujor me kontroll të telekomanduar, i zhytur në fund të kanalit La Mansh për kërkimet. Menjëherë pas zbulimit, janë informuar autoritetet dhe familjet e Sala dhe pilotit. Më pas nisën punimet për të organizuar nxerrjen nga uji të mbetjeve të avionit dhe të trupit./abcnews.al