79 vjet më parë, një tortë e pjekur u gjet e paprekur në Lübeck, i cili u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Konkretisht, torta e gjetur nga një ekip arkeologësh, përmbante bajame dhe lajthi dhe ishte pothuajse e paprekur, pavarësisht se ishte pjekur 79 vite më parë. Kjo tortë të kujton një moment të errët në historinë gjermane, pasi natën e 28 marsit 1942 ndodhi një sulm nga bombarduesit e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike. Në fakt, sulmi konsiderohet të jetë sulmi i parë i madh ajror britanik në një qytet gjerman në mes të Luftës së Dytë Botërore.
Qendra historike e Lübeck u shkatërrua pothuajse plotësisht. Në fakt, sipas arkeologëve, torta u shpëtua nga dëmtimet më të rënda, pasi ndodhej në bodrumin e shtëpisë së një tregtari vendas të quajtur Johan Verme, kur bombat shkatërruan shtëpinë. “Kush ka shtruar tryezën atë natë duket se është kujdesur për më të mirët”, thonë ekspertët, të cilët arrijnë në përfundimin se qyteti i Lübeck-ut është një thesar arkeologjik./abcnews.al