28 ton ar, ditari i oficerit pritet të çojë në zbulimin thesarit nazist të fshehur në fund të luftës

schedule10:54 - 28 Maj, 2020

schedule 10:54 - 28 Maj, 2020

28 ton ari i periudhës naziste dyshohet të jenë fshehur gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore në një kështjellë të shekullit XVI në Poloni. Ari që kap vlerën e 1 miliard dollarëve si dhe sendet e tjera thuhet se ndodhen 60 metra nëntokë në fund të një pusi në afërsi të kështjellës Hochberg në Roztoka, afër qytetit të Wroclaw.

Siç shkruan DailyMail, të dhënat për vendin ku dyshohet se është fshehur janë shkruar në ditar 75 vite më parë nga një oficer Egon Ollenhauer, i cili përshkruan operacionin për të fshehur thesarin e kontrolluar nga kreu i forcave ushtarake, Heinrich Himmler në fund të Luftës së Dytë Botërore, shkruan abcnews.al.

Ditari jep detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet ku sendet e vlefshme mendohet se gjenden, përfshirë artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia.

Ekzistenca e ditarit të luftës doli në dritë në Mars të vitit të kaluar, kur fondacioni “Silesian Bridge” njoftoi se kishte marrë ditarin nga disa partnerë në Gjermani.

Roman Furmaniak, i cili kryeson fondacionin, zbuloi vendndodhjen në Roztoka të një nga njëmbëdhjetë vendet e fshehura të detajuara në ditar. Furmaniak tha se mes dokumenteve që ka marrë nga grupi Quedlinburg është dhe një hartë. /abcnews.al

Ditari

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!