Një qen që u zhduk nga shtëpia e pronarit të tij në Kaliforni është kthyer për në shtëpi 14 muaj më vonë në Kansas, rreth 1600 milje larg.
Pronarja, Sandra O’Neill tha se qeni ndonjëherë ikte nga shtëpia për të vizituar një kantier ndërtimi lokal, por ai zakonisht kthehej vetë në mbrëmje nëse ajo nuk e gjente atje. Mirëpo, Zeppelin nuk arriti të kthehej në shtëpi një natë në tetor 2021.
Nuk kishte asnjë gjurmë të qenushit të dashur deri 14 muaj më vonë, kur një grua në Louisburg, solli një qen në Klinikën Veterinare Ëildcat, duke shpjeguar se e kishte gjetur qenin në pronën e saj mbrëmjen e kaluar.
Klinika e skanoi qenin për mikroçip dhe ai u identifikua si Zeppelin i humbur prej kohësh./abcnews.al