Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet pas 18 ditësh, 4 vjeçarja australiane e zhdukur në pyll

schedule09:36 - 3 Nëntor, 2021

schedule 09:36 - 3 Nëntor, 2021

Është gjetur pas 18 ditësh shëndoshë e mirë 4 vjeçarja e zhdukur në një zonë të Australisë Perëndimore.

Mediat e huaja raportojnë se Cleo Smith është gjetur gjallë e shëndoshë në një shtëpi të mbyllur. Vogëlushja u zhduk nga tenda e familjes së saj afër qytezës Carnarvon më 16 tetor, duke nxitur një operacion masiv të kërkimit nga autoritetet australiane.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një 36 vjeçar i cili po pyetet në lidhje me përfshirjen e tij në rrëmbimin e të voglës.

Policia u fut në një shtëpi në Carnarvon në orët e para të mëngjesit “Ata e gjetën Cleo-n e vogël në njërën nga dhomat.

Njëri nga oficerët e mori në krah dhe e pyeti se si e kishte emrin. Ajo tha: emri im është “Cleo”.

Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është përsëri e plotë”, shkruan në Instagram nëna e saj, Ellie Smith./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!