Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin/ Gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor

schedule20:39 - 13 Nëntor, 2025

schedule 20:39 - 13 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Krastës, ku rreth orës 19:00 banorët kanë lajmëruar policinë pas identifikimit të një trupi të pajetë në ujërat e lumit Shkumbin.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë njoftuar edhe palombarët. Për shkak të errësirës, ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë, por në operacion janë përfshirë 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.

Viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar. Nga të dhënat e para dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.



Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!