Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Burime nga policia bëjnë me dije se trupi i pajetë, i seksit mashkull është konstatuar nga një peshkatar.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes