Një piton mbretëror një metër e gjysmë i gjatë u zbulua në një zonë të pyllëzuar pranë një parkimi në Vjenë. Gjarprin është vënë re nga një oficer policie i cili e ka marrë menjëherë nga toka dhe ia ka dorëzuar shërbimit të shpëtimit të kafshëve.
Supozohet se zvarraniku është braktisur sepse ishte në gjendje mjaft të keqe kur u gjet. Ai nuk ka tentuar të ikë apo të sulmojë policin që e ka parë.
Pitonët mbretërorë e kanë origjinën nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore. Ata nuk janë helmues dhe konsiderohen kafshë relativisht paqësore.
Ata shpesh mbahen si kafshë shtëpiake ekzotike që ushqehen me minj dhe zogj. Jetëgjatësia e një pitoni është rreth 30 vjet. Ata rriten në një gjatësi maksimale prej një metër e gjysmë.