Në 64-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Hysoverdh në bashkinë e Selenicës. Siç raporton gazetari Elton Nika trupi i pajetë është i një çobani në zonë. Viktima është gjetur në një parcelë toke.
Nga hetimet e paraprake mendohet se 64-vjeçari kishte probleme me zemrën. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /abcnews.al