Gjendet një person i pajetë në portin e Durrësit

schedule11:14 - 29 Mars, 2019

schedule 11:14 - 29 Mars, 2019

Një person u gjet i pajetë në ish-kantierin detar në portin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa viktima është Xhelal Skënderi, punonjës në portin detar. Mësohet se në momentin e ngjarjes 60-vjeçari, me profesion mekanik në sektorin e peshkimit, gjatë kohës që po punonte ka rrëshqitur aksidentalisht në ujë.

Për pasojë është mbytur. Peshkatarët ishin të parët që pikasën trupin e pajetë duke ndërhyrë për nxjerrjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!